Aktorja Hilary Swank do të bëhet nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare. Ky është një gëzim i dyfishtë për aktoren, pasi ajo është në pritje të dy fëmijëve!
Fituesja e çmimit Oscar e njoftoi lajmin e lumtur dje në "Good Morning America".
“Kjo është diçka që e kam dashur prej kohësh dhe hapi im i radhës është të bëhem nënë. Dhe jo vetëm me një, por me dy fëmijë. Nuk mund ta besoj”, tha Swank, duke shtuar: "Është shumë bukur të jesh në gjendje të flasësh për këtë gjë dhe ta ndajmë me të gjithë."
Ajo do të mirëpresë binjakët e saj me bashkëshortin Philip Schneider. Swank dhe Schneider filluan të takoheshin në vitin 2016 dhe u martuan në gusht të vitit 2018.