Vetëm pak ditë më parë, disa fotografi të Dua Lipës dhe komedianit Trevor Noah bënë xhiron e rrjetit.
“Daily Mail” publikoi fotot e shkrepura pasi këngëtarja shqiptare dhe komediani dolën nga restoranti ku po darkonin, teksa shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer dhe një puthje. Tani rrjeti ka vetëm një mendim “ata janë bashkë”.
Ka qenë vetë Dua që së fundmi i ka dhënë fund spekulimeve.
"Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jem mjaft egoist. Por kur gjen dikë që të zbut vërtet dhe të qetëson. Unë mendoj se është gjëja e Luanit – kjo bën një ndryshim të madh.”, tha Dua për postkadin e iHeartRadio.