Që pas daljes ngs “Big Brother Vip”, duket se EInxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë marrë dhuratën e parë të bebit të tyre.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatorja nëpërmjet një InstaStory, ku tregon se dhurata është bërë nga një suportuese e tyre e cila jeton jashtë shqipërisë. Sipas Einxhel, ajo ishte inspiruar nga një bisedë që ish-banorja ka bërë me partnerin e saj kur sapo ishin lidhur.
“Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur.
Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”- shkroi Einxhel krahas fotos, ku shihen një palë këpucë për bebe.
Einxhel dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” ku dolën si çift. Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.