Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati është takuar me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja ku ka postuar një imazh krah ish-kryeministrit në profilin e saj të ‘Instagramit’.
Madje, ajo e ka cilësuar atë edhe si politikanin më të mirë që e ka pasur Shqipëria.
“Në një takim me politikan më të fortë që mban mend ndonjëherë historia shqiptare”, shkroi ajo krah fotos.
Moderatorja nuk ka zbuluar arsyen e takimit të tyre.