Sot për herë të parë, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian ka pasur në rend të ditës diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në lidhje me këtë, REL, ka raportuar se Franca, ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar aktori i njohur Kosovar, Fatmir Spahiu me anë të një postimi në “Facebook”.
“ Skënderbeu i ka fajet. U dashtë me i lanë kufijtë hapur!”- shkroi ai.