Arbër Gumnishta duket se ka një marrëdhënie të shumë të mirë me partnerin e motres së tij.
Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij dhe DJ Dagz nuk ka ngurruar ta urojë publikisht. Ish-banori publikoi një foto e cila është bërë gjatë festës ku Dagz dhe Einxhel Shkira zbuluan gjininë e bebushit të tyre.
Arbëri u shpreh se kunati i tij është një person shumë i rëndësishëm për të, kjo për faktin se ai bën të lumtur motrën e tij, Aurorën.
“Një gjë që gjithë jetën e deshta më shumë se lumturinë time është lumturia e personit më të rëndësishëm në jetën time, Aurora Gumnishta. Dhe padyshim se një person që e bënë të lumtur dhe është i rëndësishëm për të është edhe për mua. Kështu që gëzuar ditëlindjen Imer Ramaj”– shkroi DJ.