Programet e Përputhen, fatkeqësisht apo fatmirësisht kanë nxjerrë në ‘tregun’ e analistëve dhe opinionistëve vajza ose djem që përpiqen të bëjnë analiza për çështje të ndryshme sociale në Shqipëri. Një prej vazjave, ish-konkurrente e Përputhen, Ina Kollçaku, është aktualisht duke e bërë këtë gjë.
Së fundmi, në një studio televizive, ajo ka folur për mësuesit, të cilët, sipas saj hapin thashetheme dhe po denigrojnë vajzat.
Më së shumti, ajo thotë, se kjo bëhet nga mësuesit e rretheve, teksa ishte duke mbështetur mendimin e një panelisteje tjetër, që thoshte se mësuesit janë të pakulturuar.
Ina Kollçaku tha:
Mësuesit në rrethe përhapin thashetheme, kjo është e tmerrshme, denigrojnë vajzat.