Pas distancimit nga muzika, Tuna pozicionohet në rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Pas distancimit nga muzika, Tuna pozicionohet në rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:02
Tuna Sejdiu

Tuna ka kohë që është distancuar pak nga paraqitjet publike. Projektet i ka më të rralla sa për të plotësuar kërkesat e fansave të saj.

Artistja nga Maqedonia e cila është nënë e dy fëmijëve po rikthehet në ekran por jo si këngëtare. 

Flitet se Altuna do të jetë opinionistja më e re e ‘Big Brother Vip Kosova’ që pritet të fillojë në fund të tetorit apo në fillim të muajit nëntor.

Përndryshe, afër saj në gjykimin e lojës së banorëve do të jetë edhe gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Olti Curri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat