Loredana paralajmëron turneun muzikor përmes një imazhi me Hanën

Mediale Vip

Loredana paralajmëron turneun muzikor përmes një imazhi me Hanën

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:30

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka paralajmëruar turneun muzikore.

27-vjeçarja këtë e bëri përmes një imazhi të publikuar në Instagram ku shihej së bashku me vajzën e saj, Hana.

Nënë dhe bijë shfaqen të veshura me shumë stil dhe të ngjashme me njëra-tjetrën.

“Po fillon, turneu Wifey po fillon, tani mund t’i blini biletat”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e postimit.

Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave që padyshim mezi presin koncertet e ardhshme të reperes.

Kujtojmë që Loredana po vazhdon të jetë aktive edhe me lansimin e  projekteve të reja.

Kënga e saj e fundit është me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që u kthye në një prej hiteve verore dhe deri më tani numëron mbi 38 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat