Capital T pranon se është tradhtuar: Nderi më i madh që më ka bërë

Mediale Vip

Capital T pranon se është tradhtuar: Nderi më i madh që më ka bërë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:10
Capital T

I ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, përballë gazetares Mira Kazhani, Capital T ka folur si rrallëherë për gjëra private që jo shpesh i rrëfen në ekran. Ai njihet si një natyrë e rezervuar dhe përmes kësaj interviste na zbuloi pak më shumë për atë anë të tij që nuk e njohim.

I pyetur nëse ka tradhtuar, Capital T u shpreh:

"Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një bisede, një flirtimi, ose diçka e tillë, që prapë e konsideroj tradhti. Por s’kam tradhtuar asnjëherë në atë sens, sepse s’kam qenë asnjëherë shumë shumë i lidhur."

Ndërsa pyetjes nëse e kanë tradhtuar ai iu përgjigj me “po”, por e quajti këtë gjë nderin më të madh që i ka bërë personi në fjalë.

“Po, absolutisht që po! Por që ka qenë, ndoshta, nderi më i madh që më ka bërë në jetë. Kjo më ka bërë edhe më mirë, më ka bërë të kuptoj edhe më shumë gjëra. Ka qenë një periudhë reflektuese për mua,” -është shprehur ai.

Sa i përket jetës sentimentale, sërish ai nuk preferoi të japë detaje duke theksuar se është një pjesë që nuk preferon ta diskutojë publikisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat