Përmes një postimi në rrjete sociale Blero konfirmoi lajmet se ai dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës.
Në statusin e tij, Blero shkruante se ai dhe Afrona janë ndarë që në Maj.
Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket të shkuarës.
Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në Instastory foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg.
Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën "liebe" që do të thotë dashuri. "Kur kolegu më surprizon", ka shkruar Afrona krahas fotos.