Sara Hoxha është bërë pjesë e “Dancing with the stars”. Blogerja që deri para pak kohësh njihej vetëm si partnerja e Ledri Vulës, ka mundur të rrëmbejë shpejt zemrat e publikut.
Adhuruesit e saj më të flaktë janë familjarët padyshim, me në krye personin më të rëndësishëm për të, Poem Blu.
Edhe pse ajo nuk e ndjek mamin në skenë, e mbështet nga shtëpia.

Së fundmi ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit e cila ka ndarë një video të ëmbël të Poem, teksa ndiqte puntatën e mbrëmshme të shfaqjes.