Të premten, Kim dhe Kanye ishin prezentë në ndeshjen e basketbollit të vajzës së tyre North dhe e shmangën totalisht njëri-tjetrin.
Një burim tha për “TMZ” se Kim u distancua nga Kanye nga momenti që ai veshi bluzën oversize “White Lives Matter” në një event ku u paraqit bashkë me të dashurën, Candace Owens.
Ky veprim i Kim duket drastik, pasi ajo gjithnjë është treguar mbështetëse dhe ka vendosur ura komunikimi me ish-bashkëshortin, për hir të fëmijëve.
“Prej disa javësh, ata kanë zero komunikim dhe gjithçka rreth axhendës së fëmijëve po koordinohet nga asistentët respektivë”, tha burimi.
Ky veprim i Kim vjen pas deklaratave të Kanye se klani Kard-Jenner ka rrëmbyer fëmijët prej tij dhe përplasjes virtuale me Khloè Kardashian në Instagram. Gjithashtu, Kim është detyruar të punësojë më shumë truproja për fëmijët, pas sulmeve të Kanye.