Ka vdekur këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime për ABC, të cilat bëjnë me dije se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ka lënë pas një vajzë, të quajtur Lela.
Por kush ishte Shqiponja Lela?
Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.

Përveç punës së saj me këtë grup ajo ka incizuar edhe me emrin e saj, e specializuar në këngët e dasmës popullore të Shqipërisë së Mesme.