Wanda Nara, është padyshim një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë, teksa ka rrëmbyer sërish skenën për lidhjen e saj të radhës. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit, në fakt duket se është në lidhje me reperin 22-vjeçar argjentinas L-Gante.
Mediat dhe rrjetet sociale japin detaje shumë interesante për evolucionin e historisë së tyre. Burime shumë pranë çiftit kanë ndarë detaje të reja mbi lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto të bujshme mes të dyve.
Wanda Nara dhe L-Gante darkuan së bashku në restorantin Gardiner dhe më pas u transferuan në klubin e natës Tequila. Ata u kapën “mat” duke shkëmbyer puthje të shumta në mes të pistës. Jo vetëm kaq, për të mos u shqetësuar, të dy do të ishin strehuar në fund të zonës VIP, në një kënd të vogël për të pasur më shumë intimitet.

Sipas burimeve, çifti ka treguar shumë përzemërsi, madje edhe me përqafime dhe përkëdhelje dhe se do të qëndronin në dhomë deri në orën 03:30 të mëngjesit.