Durim Malaj dhe Bardhi publikojnë duetin “Coco”

Mediale Vip

Durim Malaj dhe Bardhi publikojnë duetin “Coco”

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 07:02
Durim Malaj dhe Bardhi

“Coco” është titulli i bashkëpunimit më të ri ndërmjet Durim Malajt dhe Bardhit.

Projekti që është prodhim i producentit Nurteel ka ardhur i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Xhirimi i videoklipit muzikor është bërë nën regji të Adriatik Asllanit.

Tekstin e këngës “Coco” e kanë shkruar Nurteel dhe Bardhi.

Ky realizim muzikor është në vazhdën e hiteve që ka sjellë këtë vit Bardhi, disa prej të cilëve kanë ardhur si duete. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat