Sabiani uron Ilirin për vajzën, balerini përgjigjet shkurt!

Mediale Vip

Sabiani uron Ilirin për vajzën, balerini përgjigjet shkurt!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:31
Sabiani dhe Iliri

Nga “shokë për kokë” brenda Big Brother VIP, balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani i habitën të gjithë kur pas daljes nga shtëpia e famshme, u ftohën shumë me njëri-tjetrin.

Gjërat ndryshuan, dhe mëritë ngritën krye, duke evidentuar kështu brishtësinë e një marrëdhënieje që dukej mjaft e konsoliduar.

Por së fundi, ka disa shenja që tregojnë se raporti mes tyre po përmirësohet së fundi. Balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, ka shkruar këngëtari, i cili duket se e ka hedhur kështu një hap të parë drejt afrimit, edhe pse Iliri nga ana e tij ia ka kthyer ia ka kthyer komentin me një përgjigje të shkurtër dhe të thatë, duke i thënë thjesht: Rrofsh!

Image
Foto nga instagrami

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat