Kaalan Walker, i njohur më së shumti për rolin në filmin “Superfly” të vitit 2018, është dënuar me 50 vjet deri në burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj shtatë personave, tre prej të cilëve ishin të mitur. Gjykata e shpalli fajtor 27 vjeçarin në prill për tre akuza.
Ai u shpall fajtor për përdhunim me forcë, një akuzë për kontakt të pahijshëm seksual me një të mitur, dy akuza për përdhunim të një personi që ishte në gjendje të dehur.
mDuke filluar nga viti 2013, Walker përdori Instagramin dhe Twitterin për të kontaktuar gratë, duke përfshirë modelet aspirante.
Ai u premtonte atyre mundësi për punë profesionale dhe për të takuar të famshëm. Gjatë një periudhe dyvjeçare, ai i merrte dhe më pas i sulmonte seksualisht. Walker bëri debutimin e tij në film në Kings, me Halle Berry dhe Daniel Craig, përpara se të merrte një rol në SuperFly.