Arrestohet reperi i njohur, menaxheri shqiptar e strehonte në shtëpi

Mediale Vip

Arrestohet reperi i njohur, menaxheri shqiptar e strehonte në shtëpi

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:19
Niko Pandetta

Niko Pandetta, nipi i bosit të Catanias, Turi Cappello, u arrestua nga policia e Milanos dhe tani do duhet të vuajë një dënim 4-vjeçar për trafik droge dhe evasion.

Këngëtari, pas publikimit të lajmit në media kishte mundur të fshihej, por u gjurmua në zonë.

Në momentin e arrestimit Pandetta kishte me vete 12 mijë euro.

Në ditët që humbi gjurmët, reperi flinte në një dhomë të marrë me qira nga menaxheri i tij, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndodhej me të mëngjesin e sotëm, në momentin e arrestimit.

Gjithashtu me reperin kishte dhe një 38-vjeçar. Të dy po hetohen nga policia, shkruan Tg Com.

Ditët e fundit, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar ankesën e avokatëve të reperit, duke e bërë të formës së prerë dënimin me katër vite për trafik droge.

Këngëtari me origjinë siciliane, i lindur në vitin 1991, me banim në Milano, ishte bërë kryefjala për dy ngjarje të pakëndshme të ndodhura në vitin 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat