Dj Pm dhe Sarah Berisha janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Dyshes së njohur, lidhja e të cilëve nisi mbrenda shtëpisë së ”Big Brother Vip”, vazhdojnë të jenë mjaft të komentuar.
Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.
Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e Dj Pm, ashtu siç kanë qenë edhe postimet e fundit në Instastory.
E së fundmi, Sara ka postuar një video të Pm, teksa dukej shumë i lumtur duke dëgjuar një këngë, ku me anë të saj na ka zbuluar edhe një lajm të ri.
Sara na ka treguar se shumë shpejt Dj Pm do të vij me një projekt të ri muzikor, për të cilin është shumë entuziast, por nuk ka zbuluar se me cilin prej artistëve do të vij këtë herë në bashkëpunim dhe nëse do të jetë vetëm apo si gjithmonë me kolegun dhe mikun e tij, Dj Dagz.
