Andi dhe Melisa, ishin njëri nga çiftet e sezonit të dytë të “Për’puthen”.
Lidhja e tyre ishte më e gjata nga të gjitha çiftet e të gjitha sezoneve.
Por, ka disa kohë prej kur lidhjes i dhanë fund.
Andi u shpreh disa kohë më parë se lidhja e tyre u bë toksike dhe kishin shumë debate.
Së fundmi, ish konkurrenti i “Për’puthen”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku tha se është bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthente kohën pas.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas.”, tha ai.
Andi, gjithashtu, konfirmoi lidhjen e tij të re, ku edhe zbuloi se vajza nuk i takon botës së televizionit.
“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit.”, tregoi Andi.