Reperi i njohur, Mozzik, është tejet i suksesshëm me projektet e tij muzikore.
Ka pak javë prej kur ai ka publikuar projektin e tij të fundit, të titulluar “Të dua”.
Kjo këngë është dedikim ndaj vajzës së tij, Hanës.
Por duket se projekti i radhës është rrugës.
Së paku kështu bëri të ditur reperi përmes storjeve në ‘Instagram’.
Ai ka zbuluar se projekti i radhës vie në fund të këtij muaji i finalizuar me videoklip.
