Prej kohësh po përflitet për një romancë mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio-s. Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, e dha mendimin e tij për Leo-n (lexo këtu), por ç’mendon Bella për romancën e motrës së saj?!
Dhe në fakt, si çdo motër, Bella dëshiron më të mirën për Gigi-n, prandaj ajo mendon se Gigi është shumë e mirë për Leonardo DiCaprion.
Kjo nuk është hera e parë që Bella del në mbrojtje të motrës së saj, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe kur u zbuluan problemet e Gigi-t me Zayn Malik.
Burime pranë rrethit të miqve të DiCaprios pohuan se aktori është shumë i dashuruar me Gigi Hadid dhe se ai ka ndarë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për t'u bërë baba me të.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer Bella-s dhe mendimin e ka ndarë me një prej miqve të saj të ngushtë.
Sipas revistave amerikane The Mirror dhe Heat, Bella Hadid mendon se motra e saj Gigi është "shumë e mirë për të dalë me Leo-n".
“Bella është shumë në siklet nga kjo”, shpjegoi burimi, duke shtuar: “Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar”.
Burimi më tej ka shpjeguar se Bella nuk do ta pranonte këtë lidhje.