Angelina Jolie do të luajë në filmin e radhës të regjisorit të nominuar për Oscar Pablo Larraín. Një film biografik për sopranon legjendare të operës Maria Callas.
I titulluar “Maria”, filmi “tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970”, sipas logline të tij. Steven Knight (“Spencer”, “Peaky Blinders”, “Eastern Promises”) shkroi skenarin.
Callas ishte një këngëtare soprano greke me origjinë amerikane dhe një nga këngëtaret më të famshme të operës së shekullit të 20-të. Ajo lindi në Manhatan dhe mori trajnimin e saj për opera në Greqi kur ishte 13 vjeç dhe më vonë u transferua në Itali për karrierën e saj. Gjatë gjithë viteve, ajo u përball me miopinë që e la pothuajse të verbër dhe skandale të shumta në jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo kishte një rivalitet të fortë me këngëtaren italiane të operës Renata Tebaldi, plus një lidhje me Aristotle Onassis.
“Të kem mundësinë për të kombinuar dy pasionet e mia më të thella dhe personale, kinemanë dhe operën, ka qenë një ëndërr e shumëpritur,” tha regjistori. “Ta bësh këtë me Anxhelinën, një artiste jashtëzakonisht e guximshme dhe kurioze, është një mundësi magjepsëse. Një dhuratë e vërtetë.”
“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria. Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të lejohesh të tregosh më shumë për historinë e Maria me të, dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr”, tha Jolie.