“E ndoqa një vit rresht”, këngëtarja rrëfen zhgënjimin pasi investigoi të dashurin e saj

Mediale Vip

“E ndoqa një vit rresht”, këngëtarja rrëfen zhgënjimin pasi investigoi të dashurin e saj

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 10:44
Ines Neziri

Këngëtarja shqiptare Ines Neziri, ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

Në një intervistë në emisionin ‘Glamour Zone’, e pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse është në një lidhje, ajo tha se për momentin është beqare.

Ndërsa ka treguar se dikur ka qenë e dashuruar dhe është zhgënjyer shumë.

Ester Bylyku: Ndodh që vajzat të hapin profile false në rrjetet sociale për të parë çfarë ndodh me jetën e ish të dashurit. Ty a të ka ndodhur?

Inis Neziri: Po e kam bërë. Kam investiguar një vit për të, dhe çdo ditë e më shumë zhgënjehesha nga ato që shihja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat