Sarah Berisha dhe Dj Pm ishin të ftuar si çift në emisionin “Më lër të flas”, duke dhënë intervistën e tyre të parë së bashku. Sarah dhe Pm treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ka ndryshuar për mirë.
Të pyetur se kush dëshiron fëmijë sa më shpejt, të dy u përgjigjën se Pm e dëshiron më shumë këtë gjë.
Ndërsa Sara mendon që është ende herët. Blogerja tregoi se pas BBV i mungon privatësia, por jeta i ka ndryshuar për mirë.
“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha blogerja.