Moderatori i njohur James Corden ka folur për herë të parë pas skandalit, ku u përzu përkohësisht nga një restorant në New York.
Pronari Keith McNally theksoi se Corden ishte dëbuar nga restoranti për shkak se ishte sjellë keq me stafin ndërsa e cilësoi atë si “klientin më abuziv ndonjëherë”.
Në një postim vijues disa orë më vonë, ai tha se Corden kishte kërkuar falje dhe ndalimi ishte hequr. Mirëpo, duke folur për New York Times, prezantuesi ka thënë:
“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, në asnjë nivel. Pra, pse do ta anuloja ndonjëherë këtë [intervistë]? Unë isha atje. E kuptova”.