Beatrix Ramosaj paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj paralajmëron këngën e re

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 14:49
Beatrix Ramosaj

“Vonë” mbetet i fundit projekt muzikor i lansuar nga këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj.

Projekti u publikua më 9 qershor dhe deri në këtë kohë ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Megjithatë, ajo duket se është gati për një prurje tjetër muzikore që siç ka paralajmëruar do të publikohet së shpejti.

Në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory, ajo zbulon se ka gati projektin e radhës.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, 28-vjeçarja nuk ka dhënë detaje më të hollësishme e as datën se kur do të prezantohet para fansave.

Këngët e fundit të Ramosajt ndërkohë u cilësuan si dedikime për ish-partnerin e saj, prezantuesin Donald Veshaj.

Me moderatorin e “Më lër të flas” ka qenë në lidhje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat