Blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm ishin të ftuar këtë të shtunë në ‘Më lër të flas për të rrëfyer për jetën e tyre të re pas daljes nga BB VIP, si edhe palnet që kanë në të ardhmen e afërt.
Pasi dolën nga shtëpia e famshme, Sara dhe PM qëndruan larg vëmendjes për ta shijuar në privatësi romancën e tyre. Megjithatë, ata vendosën të ndajnë më shumë nga raporti i tyre në intervistën e parë si çift.
Në një bisedë me vëllezërit Veshaj në ‘Më lër të flas, Sara dhe PM treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ndryshoi për mirë.
‘Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikut, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun, që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh’,- tha blogerja.
“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur, se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, edhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, - tha PM.