Nora Istrefi në emisionin “Më lër të flas” nuk i tha “jo” një ribashkimi të mundshëm me Robert Berishën, pas pyetjes nga dy moderatorët Veshaj.
Por, dy ditë pas, Robert Berisha i ka dhënë një përgjigje ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Nora Istrefi.
Në një postim të bërë në Instagram, Berisha ka bërë të ditur rikthimin me të dashurën e tij, Laureta Maqedoncin.
“Majtas dhe djathas përgjithmonë”, shkroi në mbishkrimin e imazhit ku ka theksuar inicialet (L) dhe (R).
Theksojmë se Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh që kishin bashkë, ku kanë dhe vajzën e quajtur Renee.
