Kate Middleton, me sa duket, vazhdon të jetë mbretëresha e zemrave të publikut, pasi Princesha e Uellsit la pas Mbretëreshën Consort Camilla dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”.
Middleton kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit. Kate mblodhi 35% të votave, duke lënë shumë pas kunatën e saj, Meghan.
Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Watson.
Përveç kësaj, Camilla mori 18% të votave, ndërsa Dukesha e Sussex mori 17% të votave.
Humes mori mbështetjen e 25% të atyre që votuan në sondazh, duke zënë vendin e dytë në listë ndërsa Truss u rendit në vendin e tretë me 23%.