Kim Kardashian i kundërvihet publikisht Kanye-s

Mediale Vip

Kim Kardashian i kundërvihet publikisht Kanye-s

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:02
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian theu heshtjen pasi ish-bashkëshorti i saj Kanye West bëri disa komente antisemitike në rrjetet sociale dhe në intervista.

Siç pritej, Kim mbajti një qëndrim kundër Kanye-s, duke mbështetur komunitetin hebre dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes.

"Gjuha e urrejtjes nuk është kurrë në rregull ose e justifikueshme. Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre dhe i bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe retorikës së urrejtjes ndaj tyre që të marrin fund menjëherë," shkroi Kim dje.

Ndërkohë që shumë bashkëpunëtorë të rëndësishëm u kanë dhënë fund marrëdhënieve me reperin, edhe avokatët e tij kanë njoftuar se nuk duan të punojnë më me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat