Gjithçka është gati. Luana Vjollca, së bashku me stafin, pritet të nisë së shpejti programin e ri në Tv Klan, ‘Zemër Luana’. Prej disa javësh, moderatorja ka ndarë me publikun pak detaje nga formati i ri, por sot vendosi të zbulojë edhe datën. Duke nisur që nga 6 nëntori, çdo e diel në Tv Klan do të jetë ndryshe.
Të paktën, Luana kështu premton, meqenëse i gjithë stafi, prej kohësh, ajnë duke u përgatitur për të sjellë një format krejt të ri, që të argëtojë të gjithë familjes.
Në një video prezantuese në Instagramin e saj, Luana ka postuar edhe datën e premierës së “Zemër Luana”.
“Jemi gatiii!
“Zemër Luana” vjen zyrtarisht çdo të diel ora 21:00 nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, në Tv Klan. Në cilën datë fillojmë? Shihni filmin tonë për ta mësuar!”