Artistja Rozana Radi e ftuar këtë të mërkurë në Goca dhe Gra ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale.
Ajo tha se ka 10 vite e lidhur me partnerin e saj, por tregoi një prej episodeve ku ata janë grindur me njëri-tjetrin.
Një deklaratë e saj në një emision satirik, e cila vijoi me publikimin në portaklet rozë, solli reagimin e partnerit të saj.
“Unë isha në një emision ku pjesë është satira dhe investigimi, edhe thashë jam shumë e lumtur se jam ndarë me të dashurin, oopa gazetat, pastaj dola thashë do të shkoj në plazh me të dashurin tim. Thanë u rilidh Rozana, po do ti që na futën me vërte në sherr, se partneri më thotë që si e ke thënë ti. I thashë shife njëherë emisionin, se nuk e kam thënë. Po nuk kam kohë ta shoh, se ma thanë të tjerët. Sherri u bë, po pasi e bënë këta, unë nuk isha zënë. Unë jam mirë jam në një marrëdhënie disavjeçare. Unë u bë 10 vite me të njëjtin shkëlqim, e di kur përdor një label… Jam në një marrëdhënie prej 10-vitesh”,- tha Rozana.