Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj zgjon gjithmonë interes për publikun. Që pas ribashkimit, dyshja shfaqen gjithmonë bashkë.
Madje, edhe me familjarët e njëri-tjetrit i kanë raportet shumë të mira.
Së fundmi, ata kanë shijuar një natë argëtuese teksa Romeo ka ndarë një video përkrah Borës duke shijuar një gotë alkool dhe nënë tingujt e këngës së Elgit Dodës “Ku je” ai i dhuron edhe një puthje në ballë.
Kujtojmë që gjatë emisionit “Më lër të flas”, Romeo zbuloi se në periudhën e “Big Brother VIP”, Bora nuk i fliste. Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ata tashmë gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë.
