Është vetëm dy vjeç e gjysmë dhe ka arritur të thyejë rekorde duke mbledhur miliona klikime në TikTok ende pa u bërë 24 orë
Bëhet fjalë për Roin, djalin e këngëtarit Skerdi Ago.
Video e publikuar në TikTok nga Vesa Rama tregon vogëlushin duke thënë emrat e disa shteteve të botës dhe duke mos ngatërruar pothuajse asnjë.
Videoja ka marrë edhe mijëra pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet, duke i uruar shëndet vogëlushit.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/28/auto_Screenshot_3-74-11666973033.png)