Gisele Bundchen i dha një ultimatum Tom Brady-t, gjë që çoi në divorc

Mediale Vip

Gisele Bundchen i dha një ultimatum Tom Brady-t, gjë që çoi në divorc

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 22:40
Gisele Bündchen, Tom Brady

Gisele Bündchen i dha Tom Brady-t një ultimatum mes problemeve të tyre martesore dhe duket se legjenda e NFL-së e ka bërë zgjedhjen e tij.

"Gisele i tha Tom-it se ose ai duhet ta lërë futbollin për të kaluar kohë me familjen, ose ajo do të largohet përgjithmonë," tha një burim i brendshëm pasi Brady u tërhoq nga NFL në fillim të këtij viti. “Ajo nuk dëshiron që ai të vazhdojë të lëndohet dhe të mos jetë në gjendje ta shijojë jetën në të ardhmen. Ajo po e bën për familjen e saj”.

Brady dhe Bündchen thuhet se kanë qenë në mosmarrëveshje që kur Brady njoftoi vendimin e tij për t'u kthyer në futboll në fillim të këtij viti, vetëm disa javë pasi ai njoftoi tërheqjen në shkurt.

Në një intervistë para se të bëhej publik divorci i çiftit, Bündchen vuri në dukje gjithçka që ajo ka hequr dorë për të qenë një grua dhe nënë e mirë, përfshirë transferimin në Boston [kur ai luajti për Patriots], për ta mbështetur atë dhe ëndrrat e tij.

Bündchen dhe Brady kanë jetuar të ndarë, kanë punësuar avokatë divorci dhe të dy janë parë pa unazat e tyre të martesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat