Elvana Gjata na ka kthyer pas në vitin 1996.
Këngëtarja është maskuar për këtë ‘Halloween’ si këngëtarja e njohur shqiptare Gili.
Elvana zgjodhi paraqitjen ikonike të këngëtarës në Festivalin e RTSH ku u prezantua me këngën hit ‘Xixëllonjë’.
Fustani i kuq vezullues, flokët bjonde me një kordele në kokë dhe dorezat e gjata, këngëtarja e riktehu dhe njëhërë këtë look duke e veshur në një nga koncertet e saj së fundmi, ku performoi bashkë me Yll Limanin.
Fustani origjinal i veshur asaj kohe nga Gili, ishte një krijim i stilistes Xheraldina Pufja.
