Kanceri i merr jetën djalit 25-vjeçar të aktorit të njohur anglez, Tim Roth!

Mediale Vip

Kanceri i merr jetën djalit 25-vjeçar të aktorit të njohur anglez, Tim Roth!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Cormac Roth

Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Familja e tij njoftoi nëpërmjet një deklarate duke shkruajtur:

Të dielën, më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë, Cormac pas një beteje të guximshme me kancerin.

Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me një guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund. Një shpirt i butë që solli kaq shumë lumturi dhe shpresë për ata që e rrethonin. Hidhërimi rritet kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve e 10 muajve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat