Fifi shpreh përmes këngës përjetimet e “BBV”

Mediale Vip

Fifi shpreh përmes këngës përjetimet e “BBV”

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:44
Fifi (Filloreta Raçi)

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Fifi (Filloreta Raçi) ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje”.

Nisur nga titulli, artistja lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”. Si duket, ajo i referohet akuzave pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje.

Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.

“Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë ajo gjatë këngës.

Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë pak kohë më parë në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat