Shakira thuhet se ka nxitur zemërim te disa prindër pasi dyshohet se ka shmangur një radhë prej 90 minutash për një atraksion të Halloween-it me fëmijët e saj.
Disa burime spanjolle të lajmeve pohuan gjatë fundjavës se këngëtarja 45-vjeçare kaloi në rreshtin e parë për udhëtimin e Kullës së Terrorit në Barcelonë, ndërsa familjet e tjera pritën për më shumë se një orë.
Një dëshmitare okulare, e cila është një reportere lokale, i tha Socialité se Shakira u shfaq papritur me dy fëmijët e saj, Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, bashkë me një roje sigurie dhe të gjithë u futën brenda.
Gazetarja Silvia Taulés vuri në dukje se Shakira nuk u tërhoq pavarësisht se njerëzit bërtisnin kur ajo i kalonte në radhë.
“Çfarë shembulli është ky për fëmijët e saj?” vazhdoi gazetarja. "Që në moshë kaq të vogël, ata mësojnë se mund të dalin para të gjithëve kur nuk është e nevojshme."
Taulés gjithashtu postoi imazhe në Twitter që dukej se tregonin Shakirën me fëmijët e saj në vendin në fjalë.