Adele zbuloi se shumica e njerëzve e kanë shqiptuar gjithmonë gabim emrin e saj .
Këngëtarja lavdëroi një fanse për shqiptimin e duhur të emrit të saj ndërsa i bëri një pyetje në lidhje me shkrimin e këngëve të saj gjatë një takimi që artistja bëri me fansat e saj për të festuar publikimin e videos më të re muzikore “I Drink Wine”.
“Më pëlqen shumë”, i 34-vjeçarja fanses, duke shtuar: “Ajo e tha emrin tim në mënyrë perfekte!”
Fituesja e Grammy-t më pas e shqiptoi vetë emrin e saj për publikun, duke shpjeguar se edhe asaj i duhej të bënte sqarimin për moderatoren.
Me sa duket, mënyra e saktë për të thënë emrin e Adelës është “Uh-dell” në krahasim me shqiptimin më popullor të “Ah-dell”.
Fansat mbetën të mërzitur nga korrigjimi dhe ndanë mendimet e tyre me anë të postimeve në Twitter.
“Unë kurrë nuk kam njohur dikë me emrin ‘Adele’ duke u quajtur ‘Uh-dell’ ka qenë gjithmonë ‘Ah-dell’,” shkroi një person në Twitter.
“Adele është një emër italian, harro shqiptimin britanik,” shkroi një përdorues tjetër në Twitter .
“Unë jam i befasuar,” shkroi një tjetër.
“Jam e lidhur me dikë që quhet Adele dhe ne shqiptojmë emrin e saj ‘Ah-dell’- shtoi një fans.
Adele është shumë e veçantë për emrin e saj, veçanërisht duke pasur parasysh se ajo hoqi dorë nga përdorimi i mbiemrit të saj sepse nuk i pëlqente mënyra se si dukej.
“Nuk mund ta kisha përdorur kurrë mbiemrin tim,” i tha ajo YouTuber NikkieTutorials në dhjetor 2021 kur diskutoi pse ajo mban vetëm emrin e saj.