Bora Zemani: Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg gjithë jetën

Mediale Vip

Bora Zemani: Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg gjithë jetën

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 20:33
Moderatorja Bora Zemani

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar pas rrahjes brutale ndaj një të moshuare e cila ka ndodhur në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Teksa ka publikuar një fotografi në Instastoryn e saj moderatorja e mllefosur është shprehur: “Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg”.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook.

Gjithashtu shtëpia e të moshuarve “Orenta” në Pejë ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës ka dal me vendim për infermieret e përfshira në këtë rast.

Bordi i këtij institucioni privat kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast.

Ky institucion në arsyetimin e dhënë e kanë quajtur “sjellje të pahijshme” sulmin fizik ndaj të moshuarës  të Aurona Pelaj dhe për këtë arsye suspendohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat