Ç’ndodhi pas BBV? Beniada sqaron pse u prish marrëdhënia me Einxhel

Mediale Vip

Ç’ndodhi pas BBV? Beniada sqaron pse u prish marrëdhënia me Einxhel

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Beniada, Einxhel

Beniada dhe Einxhel ishin ndër të parat që krijuan një miqësi shumë të ngushtë në Big Brother VIP, por raporti i tyre nuk vazhdoi njësoj edhe pas daljes nga shtëpia. Madje, ato nuk patën thuajse fare komunikim. Në një video në YouTube, Einxhel sqaroi se ishte e mërzitur me komentet që e ëma e Beniadës kishte bërë për të kur ato ishin brenda shtëpisë dhe ka pritur nga Beniada dhe nëna e saj një kërkesë për falje.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, Beniada ka sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe pse nuk ka më komunikim me Einxhel.

“Ne kemi qenë brenda kur kanë dalë fjalë e komente. Unë nuk mund të përfshij persona të tjerë në momentin që unë kam qenë brenda me të. E kam kërkuar, i kam dërguar mesazh, jam munduar në të gjitha intervistat të kem shumë kujdes me fjalët që përdor dhe jam kujdesur gjithmonë të mos them asnjë fjalë që mund të mërzit njeri.

Mendoj se në një shoqëri mund të ndodhë që dy persona të mërziten, por duhet të kemi shumë kujdes me fjalët që përdorim. Gjëja e bukur është që personat të flasin bashkë, nuk më pëlqen kur njerëzit flasin me të tjerët për mua. Unë kam qenë gjithmonë shumë e kujdesshme, mund të kem bërë gabime, sigurisht, por kur më kanë pyetur në transmetim për Einxhel, mund të kem qenë edhe unë e lënduar, prapë nuk e kam thënë asnjëherë, sepse dua të flas me vetë personin. Sepse nesër, pasnesër do të pajtohemi dhe ato fjalët që kemi thënë, ku shkojnë? Por sot unë jam shumë OK dhe e kam ditur që është shtatzënë sepse e kam parë te She’s On Top me fustanin e fryrë. Jam munduar të komunikoj, por kam parë nga ana tjetër një ftohje”, -është shprehur ajo.

E pyetur nëse e ka uruar Einxhelin për shtatzëninë, Beniada u përgjigj:

“Nuk e kam uruar se kam parë nga ana tjetër një ftohje. Sot do t’i çoj një mesazh se ajo është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme. Shpresoj që të jetë e lumtur. S’kam asnjë problem personal me të, madje po të takohemi unë do të jem e para që do ta përqafoj. Por duhet që edhe personi tjetër ta ulë pak egon. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të!”

Me sa duket, po shohim një pajtim në horizont!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat