Zbulohet arsyeja e ndarjes së Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 00:05
Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani

Prej kohësh po përflitet se çifti shumë i dashur i publikut, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Këto hipoteza lindën vetëm si shkak i distancimit të çiftit në publik, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fasnat. Por Albeu.com konfirmon sot ndarjen e çiftit. Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores.

Në Janar të 2020, çifiti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Noah. Prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy.

Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat