Në qytetin metropol të Zelandës së Re të Aucklandit kampionia e këngës Dua Lipa mbajti dy koncerte, me 2 e 3 nëntor 2022 në sallën e madhe sportive “Spark Arena” të qytetit.
Koncertet e saja ishin ngjarje, që do mbahen mend. Në sallën e madhe Dua u mirëprit e duartrokit gjatë tërë kohës sa ishte në skenë dhe u shkrepën foto për të pasur kujtime nga koncerti i saj.
Në mesin e tyre edhe të rinj e reja nga gjitha tokat shqiptarë të vendosur në Zelandë e Re, të cilët thërrisnin: “Dua të duam”. Krejt mbrëmjen e ditët pas koncertit vetëm për koncertin u fol.

Në dalje nga salla dëgjova tek thoshte gjithë qejf një prind me dy fëmijë përdore si drita, veshur me kostume kombëtare: “Të faleminderit Dua që po na bënë krenar edhe ne mërgimtarët të shpërndarë si zogjtë e malit në katër anët e botës”!