Anxhela Peristeri pranon publikisht: Po, kam blerë klikime. Është strategji

Mediale Vip

Anxhela Peristeri pranon publikisht: Po, kam blerë klikime. Është strategji

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:25
Anxhela Peristeri

Në një intervistë për 'Aldo Morning Show', Anxhela Peristeri, e cila këtë vit do të marrë pjesë në 'Këngën Magjike' me këngën 'Kalimtar', ndau publikisht edhe disa detaje nga jeta e saj e gjatë në skenë.

Për blerjen e klikimeve, një prej diskutimeve më të përfolura mes muzikantëve, Anxhela tha se kjo mënyrë është një strategji marketingu që e bën këngën të promovohet edhe më shumë. Ajo pranon se vetë e ka bërë vetëm në 2-3 raste, por nuk është e vetmja që e bën këtë.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, – tha Anxhela duke shpjeguar se kjo mënyrë është një nxitje për këngën.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, – shton Anxhela.

Megjithatë, këngëtarja është e bindur që këngën të suksesshme nuk e bëjnë klikimet: “Ajo që kam vënë re është se (unë kam dhënë koncerte të ndryshme në shesh) edhe këngët me 200-300 mijë (ndryshe nga ato që janë me 20 milionë apo 30 milionë klikime) njerëzit i këndojnë në grup. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që kënga të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit.”

Anxhela prezantohet këtë të diel në ‘Këngën Magjike’ me ‘Kalimtar’, fabula e së cilës vjen nga një histori e jetuar që, me siguri, do të bëjë për vete shumë gra e vajza.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat