Daniel Craig ka pranuar se e urren vëmendjen që mori pas luajti rolin e James Bond në vitin 2006.
Aktori, që njihet më së shumti për rolin si “Agjenti 007” shprehet se fama është është ende një gjë e huaj për të. Aktori 54-vjeçar mori pjesë në Festivalin e Filmit “Montclair 2022” javën e kaluar.
“Dikur e urreja, por mendoj se ishte fama që nuk më pëlqente. Më duhej të mësohesha me të qenit i famshëm, gjë që është ende e huaj për mua”, ka thënë Daniel.
Ai i dha lamtumirën rolit në “No Time To Die” dhe njëri nga aktorët Henry Cavill, Rege Jean-Page dhe Tom Hardy mund ta pasojnë atë.