Filloreta Raçi, ose e njohur si Fifi, dhe partneri i saj Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.
Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, çifti vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë momentet e tyre më të ëmbla krahë njëri-tjetrit.
“Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet krahë Adisit dhe ajo ç’ka ra në sy ishte ‘kërkesa’ e saj.
“Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”- shkroi Fifi krahas videos.
Ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e Adisit i cili ripostoi videon dhe shkroi:
“Unë e kam pas planifiku në jetën time këtë”.
Kujtojmë se këngëtarja publikoi disa ditë më parë këngën më të re të titulluar “Vëmendje” e cila flet për përjetimet e saj në Big Brother.
Gjatë këngës, Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.