Rihanna ka folur si rrallëherë për të birin 6-muajsh në një intervistë me “People”.
Ajo ka treguar se ai është gazmor dhe po shijon fazën e përkëdheljeve.
“Ai është gazmor, i lumtur dhe i shëndoshë! Është i mrekullueshëm.
Tani është një fazë e vërtetë përkëdheljesh”, u shpreh Rihanna.
Vogëlushi erdhi në jetë në maj të këtij viti, por këngëtarja nuk ka zbuluar ende emrin apo ndonjë foto të tij.